Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me mundësitë më të vogla për azil në BE

Agjencia evropiane për azil, EASO, në raportin e saj për vitin 2019, konstaton se për herë të parë është rritur numri i kërkesave për azil në BE, ndërsa rritja ka të bëjë me persona nga vende me të cilat BE-ja e ka ndërprerë regjimin e vizave.

Gjatë vitit 2019 janë parashtruar mbi 714 mijë kërkesa për azil në BE, që është rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin paraprak, për herë të parë kishte më shumë kërkesa se sa gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Por, thotë EASO, “rritja nuk ka të bëjë kryesisht me emigrimin e parregullt por për aplikime nga vende të cilat kanë regjim të lirë të vizave me Shengen”.

Pjesa më e madhe e rritjes vjen nga numri i madh i aplikuesve të cilëve nuk iu nevojitet vizë për hyrje në Shengen, që sqaron se pse kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë rritur, ndërsa hyrjet e detektuara ilegale në kufijtë e jashtëm janë ulur.

Në mesin e tyre gjenden persona nga Venezuela, Kolumbia, Hondurasi dhe El Salvadori, por edhe nga Ballkani Perëndimor.

Megjithatë, paralajmëron EASO, personat nga Ballkani Perëndimor kanë më së paku mundësi që të marrin çfarëdo lloj mbrojtjeje ndërkombëtare ose status të azilkërkuesit.

Shkalla e pranimit të statusit të azilkërkuesve në BE është 33 për qind, më së paku marrin sirianët me 85 për qind, jemenasit me 82 për qind dhe banorët e Eritresë me 81 për qind, përderisa shkallë më të ulët të miratimit të azilit kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Moldavisë me një për qind dhe ata të Shqipërisë me gjashtë për qind. E dobët është edhe shkalla e njohjes edhe për personat nga Venezuela dhe Kolumbia, mes pesë dhe shtatë për qind.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë gjithashtu në mesin e personave të cilët më së shumti aplikojnë pasi që të refuzohen: një e treta e tyre e bën këtë edhe krahas faktit që kanë mundësi më të vogla që të marrin.