Qytetarët ankohen për çmime shumë të larta, ndërsa tregtarët për humbje të mëdha

Blejnë vetëm gjërat e domosdoshme, ndërsa një pjesë të produkteve që deri i cilësonin si elementare, qytetarët tanimë i kanë vendosur në kategorinë e luksit. Qytetarët thonë se kjo është kriza më e madhe që janë përballur ndonjëherë dhe mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet mujore.

“Këtë gjendje të krizës kurrë s’kemi qenë”, tha një qytetar.

“Të krejt populli ndikon. Jo pak më pak tash marrim”, tha një tjetër qytetar.

“Është shumë shtrenjtë, ndaj pagave dhe pensioneve tona shumë dobët. Shumë vështirë po shkon. Nëse nuk do të punonte edhe gruaja vështirë. Përndryshe të vijë ndonjë mysafir nuk mund ta presësh mirë”, deklaroi një qytetar.

YouTube video
“Më duhet ta pranoj se për ata që nuk kanë është vërtetë shumë vështirë, kjo periudhë është më e vështira”, shtoi një qytetare.

E tregtarët në Bit Pazar thonë se qytetarët në këtë treg janë bërë vetëm vizitorë. Sipas tyre, ulja e përqindjes së fitimit çdo ditë e më shumë po e vështirëson funksionimin e tyre.

“Ku kanë të holla të vijnë të blejnë, kanë mbetur populli rrugëve, s’kanë të holla, vijnë përreth që të marrin, mbledhin krahët s’kanë para, ku të merr. Na aq sa e marrim mallim kaq e shesim, 5 denarë në kilogram, s’ka më shumë, kriza e keqe shumë”, deklaroi një shitës.

“Jo më dobët është tani normalisht. Fuqia ekonomike është më e vogël dhe kjo nënkupton punë më e dobët, nuk kemi punë”, shtoi një shitës tjetër.

“Qytetarët vijnë por blerja është shumë e dobët, ka ndikuar shumë. Tash kjo kriza domethënë është humbur përqindja, fitimi ka humbur, nëse ka qenë 10 për qind më herët, tash 5 për qind fitim. Edhe shitja është zvogëluar edhe kriza është e madhe”, tha një shitës.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të statistikave shporta konsumatore për një familje 4 anëtarëshe ka mbërritur në 48 mijë denarë./Alsat.mk