Setién beson se nuk do të shohim për një kohë një tjetër lojtar si Messi
Dikur e lavdëronte dhe fliste me superlativa për Lionel Messi edhe si trajner i shumë klubeve tjera, sot do të punojë me të, të paktën deri në vitin 2022 nëse respektohet kontrata.
Quique Setién, trajneri i ri i Barcelonës, mendon se s’do të ketë një tjetër lojtar si Lionel Messi, me të cilin shpreson të shijojë shumë gjëra të mira te Barcelona.
“Jo vetëm unë, por edhe ju mendoni se do të jetë e pamundur që rishfaqet një tjetër lojtar si Messi”, iu drejtua Setien gazetarëve. /Gazeta Express/