Mourinho mendon se Interi i Contes është mjaftueshëm i fortë, teksa spekulimet për një transferim të Eriksen vazhdojnë…
Tottenham dhe Interi s’o arrijnë ende marrëveshje për Christian Eriksen.
Oferta e parë e Interit ishte 10 milionë, derisa është rritur në 15 – prapë jo e mjaftueshme me kërkesat e Tottenham, që do të paktën 20 milionë.
Sido që të jetë, Jose Mourinho mendon se Interi i Antonio Contes aktualisht ka dy ekipe, duke e ngacmuar ndoshta paksa për kërkesat tjera të trajnerit italian që e do patjetër Eriksenin.
“Interi duket fantastik. Ata kanë pothuajse dy ekipe”, tha Mourinho.
“Kështu ndoshta një për të tentuar dhe për ta fituar Scudetton dhe një për të tentuar për ta fituar Europa Leaguen, por në këtë moment janë fantastik”. /Gazeta Express/