Quartararo bëhet piloti më i suksesshëm francez në Moto GP

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, e ka nisur për mrekulli sezonin 2020 në Moto GP.

Në dy garat e zhvilluara në Spanjë, në pistën e Jerezit, Quartararo ka qenë i pakapshëm për kundërshtarët, duke fituar të dyja garat.

Me suksesin e shënuar sot, Quartararo bëhet piloti më i suksesshëm francez, duke fituar kështu dy Grand Prixe, përcjell lajmi.net.

Pilotët francezë që kishin fituar më parë në Moto GP kanë qenë Pierre Monneret, Christian Sarron dhe Regis Laconi, secili me nga një fitore në karrierë.

Kujtojmë se Quartararo i Yamaha sezonin e kaluar fitonte çmimin ‘Rookie of the Year’, kurse për këtë edicion ambiciet duket të jenë rritur.

Duhet cekur gjithashtu se në garën e sotme mungonte Marc Marquez, kampioni në fuqi që garon me Honda.

Loading...