Njëzet të infektuar të ri dhe tetë të shëruar nga Kovid-19 në Kumanovë

Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi 20 persona të infektuar të ri nga Kovid-19,
kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik. Sot ka tetë pacientë të shëruar.
“Pjesa më e madhe e të infektuarve të ri tashmë kanë pasur kontakte me rastet e konfirmuara paraprakisht, por ka edhe të infektuar të ri”, deklaroi dr Arif Latifi, drejtor i Qendrës.
Nga fillimi i pandemisë, me Kovid-19 në Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë janë regjistruar 987 pacientë prej të cilëve aktualisht aktiv janë 282./MIA