Higuain rikthehet në skuadrën e Juventus

Soccer Football - Serie A - Juventus v Cagliari - Allianz Stadium, Turin, Italy - January 6, 2020 Juventus' Gonzalo Higuain celebrates scoring their third goal REUTERS/Massimo Pinca

Në ndeshjen të cilën Juventus e luan sonte kundër Sampdoria, në mesin e lojtarëve të ftuar do të jetë edhe Gonzalo Higuain.

Higuain pësoi një dëmtim para ndeshjes të cilën Juventus e fitoi 2:1 kundër Lazio, duke humbur kështu udhëtimin tek Udinese.

‘Pipita’ është i përfshirë në skuadrën e sotme të Sarri, por Douglas Costa, Giorgio Chiellini, Mattia de Sciglio dhe Sami Khedira janë jashtë, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të lojtarëve që do të jenë të ftuar.

Juventus: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Muratore; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri, Zanimacchia