Qeveria vendosi: Të sëmurët kronikë të kthehen në punë

Në seancën e tretë me radhë Qeveria miratoi vendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për t’u rikthyer në punë të sëmurët kronik, por me përjashtime, transmeton TV21.

“Të punësuarit të cilët janë të liruar nga puna në bazë të listës së konfirmuar të sëmundjeve kronike të kthehen në vendet e tyre të punës dhe rregullisht t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Përjashtim nga kjo do të jenë vetëm personat – pacientët te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe për ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me udhëzim dhe mendim nga mjeku specialist, në bazë të të cilit vërtetim këta persona do të shfrytëzojnë pushimin mjekësor”, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë.