Qeveria vendos, ndërpritet koncesioni për gërmim të rërës dhe zhavorrit në Konjare

Elmi Kerimi nga Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë ka ndërprerë koncesionin për gërmimin e rërës në Konjare të Poshtme, përcjell TV21.

“Më në fund me sukses arritëm këtë qëllim. Në seancë qeveritare është vendosur që të hiqet ky koncesion”, shkruan mes tjerash Kerimi.

Ndërsa në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë shkruan:

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të mbajtur më 29 gusht të vitit 2023, miratoi Vendim për përfundimin e njëanshëm të Marrëveshjes së koncesionit për eksploatimin e lëndës minerale-rërë dhe zhavorr në lokalitetin “Allçak” tek f.Konjare e Poshtme, komuna e Petrovecit”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Ekonomisë/tv21.tv