Qeveria në Shqipëri kërkon shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar ditën e sotme që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore për situatën e krijuar nga covid-19.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore kërkohet të shtyhet deri më 23 qershor. Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars nga COVID-19 ndërsa tashmë për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit pritet të shtyhet deri më 23 qershor.

Kjo do të thotë se masat që janë ndërmarrë për të frenuar përhapjen e Covid-19 do të vijojnë të jenë aktive.

Më 24 Mars Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi.