Një pjesë e nxënësve në Gjermani janë kthyer në bankat shkollore

Një pjesë e nxënësve në Gjermani filluan të kthehen në shkolla, lajmëroi DPA-ja. Shkollat për nxënës në klasat më të larta në Saksoni, Berlin dhe Brandenburg janë hapur sot. Provincat e tjera do t’i hapin shkollat më vonë gjatë javës, ndërsa disa presin deri në fillim të majit. Vendimi për vazhdimin e punës në shkolla do të varet plotësisht nga autoritetet lokale. Pjesërisht hapja e shkollave, të cilat ishin mbyllur muajin e kaluar si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ishte dakorduar nga kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e provincave Kjo filloi sot me kthimin e një pjse më të madhe të nxënësve të cilët duhet të ndjekin distancë të ashpër sociale derisa janë në klasa. Në gjimnazin e Berlinit nxënësit ishin me maska dhe i dezinfektuan duart para se të ulen në banka, mes tyre ka më shumë hapësirë nga e zakonshmja. Gjermani ndodhet në vendin e pestë në botë sipas numrit të të infektuarve me Kovid-19, me pothuajse 142.000 raste. Megjithatë, numri i rasteve të vdekjes është relativisht i vogël – 4.4040.