Dua Lipa para disa javëve ka publikuar albumin e saj të dytë profesional, me të cilin është duke thyer rekorde e duke arritur suksese të shumta.
Këngëtarja prishtinase është bërë artistja e parë femër pas Adele që me albumin e saj po arrin të kryesojë listat e ‘Top Charts’, këtë e kishte bërë britanikja vite më parë me albumin ‘25’.
Ky është vetëm fillimi për Duan, sepse nga shumë analistë ajo konsiderohet edhe si kandidate për një seri çmimesh këtë vit në ‘Grammy’.