Qeveria mbajti mbledhjen e parë: Fatmiri Bytyqi i LSDM-së u caktua “shef” i Fatmir Besimit dhe Kreshnik Bekteshit të BDI-së!

Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur mbledhjen e parë pas votimit në Kuvend ditën e shtunë. Në këtë mbledhje janë marë disa vendime. Janë zgjedhur katër zv/kryeministrat, ku zv/kryeministër I parë dhe për sistem politik është caktuar Artan Grubi, kurse Fatmir Bytyqi i LSDM-së është caktuar “shef”, respektivisht koordinator i ministrive ekonomike, ky hyjnë edhe Ministria e Financave (Fatmir Besimi) dhe (Kreshnik Bekteshi). BDI krenohej me këto dy poste, veçanërisht me postin e ministrit të financave, por kjo nuk është hera e parë që ministrat e Ali Ahmetit të koordinohen nga një zëvendës kryeministër i partisë kryesore në Qeveri.

Ndryshe Qeveria në mbledhjen e parë ka miratuar edhe planin për zhvillimin e arsimit, si dhe ka obliguar komunat që më 9 shtator te krijojnë kushte për hapjen e çerdheve, raporton Gazeta Lajm.
Në këtë mbledhjr qeveri poashtu ka dhënë direktiva për rrëzimin e objektit te Qendra Tregtare “Mavrovasja”.