Pse nuk po hetohen keqpërdoruesit e shërbimit sekret?

Shkruan: Fatos Rushiti/INA

Kryeministri Zoran Zaev sot në shënimin e njëvjetorit të punës së Agjencisë për Sigurisë Kombëtare tha se ky institucion punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s.
Por shndërrimi i ish Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Agjenci për Siguri Kombëtare, si dhe përshtatatja e kompetenave dhe funksionimit teknik të saj protokolleve të vendev anëtare dhe vetë NATO-s, po ndodh me njerëz të njejtë dhe të diskutueshëm për opinionin publik.
Shumë raste të montuara lidhen me shërbimin sekret, gjegjësisht me strukura të caktuara të Agjencisë për Siguri kombëtare, si rasi “Sopoti”, “Kumanova”, “Monstra”, e të tjera.

Biles për rastin e Kumanovës ishte vetë Zoran Zaqev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmei tashmë partner qeverisës, që kërkuan hetim ndërkombëtar, kjo jo që nuk ndodhi por edhe heshtet nga funksionarë të lartë qeveritar.
Ishte Kryeministri Zoran Zaqev që njeriun më të përfolur për disa raste të diskutueshme vite më herët si Zoran Verushevki e nominoi për këshilltar politik.

Nga ana tjetër po Zaev kishte negociata me deputetë të afërt me njeriun më problemetik në vend, Sasho Mihajkov, simbolin e keqpërdorimit të shërbimot sekret për favore partiake bashkë me disa partner të BDI-së.
Kjo u pa dhe në të ashtuquajtuart bomba të Zaevit sa ishte në opozitë. Dhe posa erdhi në pushtet ra dakord me VMRO-në që po ato bomba të mos ishin dëshmi me tutuje në proceset gjyqësore.

Ish deputeti Ruzhdi Matoshi, tani Profesor Universitar për Agjencinë e Lajmeve INA thotë se njerëzit që aktualisht mund të punojnë në Agjencinë për Siguri Kombëtare jo vetëm që duhet të përshëndeten nga puna në këtë institucion por dhe duhet të hetohen nga organet e drejtësisë.

“Për rastet komplotit ku kanë pësuar qytetarë të pafajshëm sidmos ata shqiptarë, si rasti Sopoti” apo “Smillokova” dhe raste tjera, sigurisht ato struktura njerëzore jo vetëm që duhet të përshëndeten nga organet e sigurisë por dhe duhet me patjetër të hetohen dhe dënohen nga organet gjyqësore”, tha Ruzhdi Matoshi. Ai më tej thotë se organet e inteligjencës jo vetëm nga ana prookollare por dhe nga ajo e burimeve njerëzore duhet të ndërtojnë struktura që do të reformojnë dhe profesionalizojnë mënyrëene funksionimt të shërbimit sekret si një vend i NATO-s

“Maqedonia e Veriut duhet ende në strukturat e sigurisë të pësojë reforma duke i’u përgjigjur standardeve të NATO-s ku është tani anëtare. Por dinamika e reformave do të merr ritëm nëse koncentrohemi të rekrutimi i resurseve humane të sigurisë të cilat do të profesionalizohen në bazë të njohurive që do t’i përfitojnë në implementimin e protokolleve të sigurisë ku veprojnë anëtarët e NATO-s dhe vendet perëndimore. Në këtë drejtim Maqedonia e Veriut ende ka shumë për të bërë për të poseduar organe të sigurisë që do të rrisin besueshmërinë e institucionive të sigurisë dhe në popullin e saj”, theksoi Ruzhdi Matoshi.

Ndryshe për rasin Sopoti, Qeveria Zaev në mandatine kaluar u tregua jo humane duke mos i dëmshpërblyer aq sa duhet të gjithë ata shqiptarë që dolën të pafajshëm pas një odisejade të gjatë nëpër burgje dhe gjykata. ( INA)