Qeveria e Maqedonisë ndanë 100 mijë euro ndihmë për Kroacinë

Pas tërmetit të fuqishëm në Kroaci kanë reaguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata kanë thënë se do të dërgojnë 100 mijë euro ndihmë për popullin kroat.

“Qeveria e Republikës se Maqedonisë se Veriut në seancën e sotme mori vendim për ndihmë financiare në vlerë prej 100.000€ për popullin e Kroacisë!!!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë se një tërmet prej 6.4 shkallë sipas Rihterit ka goditur Kroacinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa për momentin është raportuar për një person të vdekur. /SHENJA/