Konkursi për 600 policë, Bushi: 150 prej tyre shqiptarë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme shpalli konkurs publik për punësimin e 600 personave. Zv/ministri i Brendshëm, Nazim Bushi në një prononcim për Klan Maqedoni, saktësoi se nga 600 policët, 25%, përkatësisht 150 prej tyre janë shqiptarë.

Sipas parashikimeve priten 100 punësime në SPB Shkup, nga 50 në sektore të brendshme në Strumicë, Ohër dhe Manastir, nga 30 në SPB – Tetovë, Veles, Shtip dhe 50 në SPB – Kumanovë. Po ashtu janë paraparë edhe 50 punësime në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, 30 në jug dhe perëndim, 20 në lindje, 30 në Departamentin për mbrojtjen e personaliteteve të caktuara dhe objekteve, 30 në Njësinë për veprim të shpejtë dhe 20 në Njësinë për detyra të posaçme. Sipas njoftimit, pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur do të kenë marrëveshje një vjeçare që do të zbatohet në Qendrën për trajnim në MPB.

Kushtet që duhet plotësuar kandidati dhe dokumentacionin e nevojshëm për të konkuruar mund ta gjeni në këtë link:

https://mvr.gov.mk/vest/14125?fbclid=IwAR3VqKxmaUEUavR6OME2hAJse_Ftxps9GfH0CvIBQnzqXVZgkOfiSl0a42M