Qeveria e ardhmërisë së lakmueshme mbarëshqiptare! (33 + 33 = 66 por pse jo edhe 99!!!)

(Profesor Xhafer Ymeri, Bazel-Kumanovë)

Kur para disa muajve në mënyrë më tinzake, më tradhtare, aspak shqiptare dhe njerëzore u rrëzua Qeveria foshnjë e 33 bijave dhe bijve të shqiptarisë u habitëm jo vetëm ne kudo që ishim por edhe e gjith bota e njerëzishme! Nga mllefi dhe zemra e plast, më dilnin fjalët të cilat i nxorra nëpërmjet të disa shkrimeve të botuara vetëm nëpërmjet të LAJM-it të Shkupit, më të madh se Tirana e Prishtina, të cilin e kan gulfatë vet politikanët, gazetarët, të ashtuquajturit “goxha” publicistët dhe analistët tanë të sotit edhe më keq se helenët dhe sllavët gjakpirës!
Atëherë doli numri më kuptimplotë 33 i përfaqësuar nga 33 bijat dhe bijt më të zgjedhur, më të çmuar, më të vyeshëm, trimnesha dhe trima të patrembshëm! Isha dhe sot e kësaj dite jam i bindur se edhe Zoti, edhe Shqiptaria do t’i sjell edhe 33 gra dhe burra tjerë për t’u bë 66! Por pse jo edhe 33 për t’u bë 99 përfaqësuese dhe përfaqësues të votuesve të tyre në kuvendin e ardhshëm të Dardanisë të cilët do ti plasin edhe mikrofonat e foltoreve duke thënë të drejtën dhe të vërtetën guximshëm dhe haptas para Zotit, para Shqiptarisë dhe para njerëzimit të njerëzishëm të botës së qytetëruar! Ishte hap dhe vendim i qëlluar me kohën dhe rrethanat që Zotëri Albin Kurti dhe Zonja Vjosa Osmani me përkrahëset dhe përkrahësit e tyre në emër të asaj pjese të Popullit mbetën besnikrisht të bashkuar për t’iu përvjelë punëve që njëherë e përgjithmonë t’i frymëzojnë dhe arsimojnë fëmitë, rininë dhe popullin e asaj Toke që së pari ta don, ta ndërton, ta shijon dhe ta mbronë edhe më tutje Atdheun ashtu si q’e mbrojtën ato bija dhe ata bij që vdiqën por edhe mbetën Dëshmorë faqebardhë të pavdekshëm! Edhe si ata që mbetën gjallë por nuk i flliqën as duart, as ftyrat dhe as ndërgjegjet dhe shpirtat duke përbuzë at Tokë me shekuj të larë me gjak!…
Urojmë dhe lusim Zotin që ky brez i kuvendareve dhe kuvendarve pamvarësisht se kush do të jet e para apo i pari, e dyta apo i dyti t‘i përfaqësojnë me nderë dhe njerëzisht këta qytetarë dhe kët popull i cili nuk e ka njollosë ndërgjegjēn dhe shpirtin e as nuk i ka përgjakë duart ma gjak! Qeveria e ardhmërisë duhet të përpiqet për bashkjetesë dhe paqë edhe ndër qytetarët e vet edhe ndër fqinjët por asesi me çdo kusht duhet shtrëngu duart me ata të cilët me shekuj jo vetëm që e përbuzën shpirtëbardhësinë, bujarinë dhe fqinjësinë tonë paqësore por edhe na dëbuan nga tokat tona stërgjyshore, na dogjën, na vranë edhe fëmit e djepit, dhunuan dhe çnderuan bijat, motrat dhe Nënat tona! Mjafton të na njohe, të na nderoje dhe të na përkrahe Shqiptaria jonë e vetëdishme, njerëzimi i njerëzishēm dhe Zoti!!!
Qeveria e ardhshme duhet ta kthen nderin e shqiptares dhe shqiptarit, ta ndërton vendin, ta ndalë rininë për ta gëzu ATDHEUN e vet, ti kthen edhe ato të reja dhe të rinjë që jan shpërnda nëpër strehët e botës për ti gëzu ato Nëna të cilat i rritën me vuajtje dhe skamje. Të zgjedhen vajza dhe gra të ndershme dhe të afta, djem dhe burra të ndershēm, të zot dhe guximtarë për ta zhvillu, ndërtu dhe mbrojtë këtë copë toke të Shqiptarisë! Dhe të bëhemi shembut para botës së qytetëruar! Me Zotin para për një ardhmëri të mbarë, të suksesshme, të lumtur me guxim dhe faqebardhë! Ju lumtë juve votueseve dhe votuesve për vetëdijen dhe pjekurinë shembullore ashtu si i takon SHQIPTARISË së vërtetë shekullore!
Vjosën dhe Albinin i përgëzoj për fatin dhe nderin që populli ua fali besimin! I prifshit Ardhmërisë së lumtur për këta që jetojnë dhe për ata që do të lindin në këto toka të zeza kreshnike por gjatë shekujve të lara me gjak të kuq mu si flamuri jonë!