Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 44-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 44-të në të cilën në përputhje me kompetencat e saja do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shqyrtohet Informacioni për lehtësimin e kritereve për linjë kreditore nga mjetet e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e ndërmarrjeve me veprimtari nga fusha e bujqësisë me qëllim rritje e prodhimit të produkteve bujqësore dhe përpunimeve të tyre.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor për punën e Qendrës nacionale koordinuese për menaxhim kufitar të përgatitur nga Qendra.

Nga Pres shërbimi qeveritar njoftojnë se me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.