Qeveria anulon të gjitha vendimet për ndryshimet kuadrovike të bëra nga Mizrahi

Ish-ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi ka bërë ndryshime të kuadrit më 14 shkurt, në ditën kur në Kuvend është ngritur procedurë për shkarkimin e saj nga funksioni ministre teknike e Punës dhe Politikës Sociale.

Këtë e kumtoi Qeveria pas seancës së mbrëmshme, në të cilën është marrë vendim për shfuqizim të këtyre vendimeve të marra nga Mizrahi.

“Në seancën e saj të nëntë, Qeveria vendosi të anulojë vendimet për ndryshimet e kuadrit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, të miratuar më 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Qeveria.

Mizrahi është shkarkuar të shtunën në mëngjes pas seancës maratonike e cila zgjati pothuajse deri në ora pesë të mëgjesit.