Qenët nuhatës vizituan Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë (Foto)

Xheri, Pimbo, Aron, Baron dhe Raf janë pesë qenët pjesë e doganave të Maqedonisë së Veriut që nga viti 2020. Ata kanë qenë sot për vizitë te Drejtoria e Doganave, njoftuan nga kjo Drejtori. Njëri prej tyre sivjet do të pensionohet (Xheri), kurse doganave do ju shtohen edhe katër qen tjerë dhuratë nga Gjermania, të cilët nga mosha 9 muajshe janë trajnuar për nuhatje të supstancave të ndaluara.