Pyetet nëse do të hynte në Big Brother, Eni Koçi: Jo, por kam shumë respekt për guximin që kanë artistët që bëhen pjesë e këtij formati

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, gjatë kësaj kohe ka treguar se i ndjek formatet si Big Brother VIP.

Ajo ka shprehur haptazi pëlqimin për Luiz Ejllin përmes rrjeteve sociale dhe ka reaguar shpesh pas disa veprimeve që kanë bërë.

Së fundmi, artistja e njohur pranoi një pyetje në Instagram nëse do të bëhej pjesë ndonjëherë e BBV.

Eni Koçi (Foto: Instagram)

E njëjta thekson se nuk dëshiron, pasi e adhuron privatësinë dhe nuk do që t’i ndajë gjërat me të gjithë.

“Jo. E adhuroj privatësinë time. Mendoj që disa gjëra nuk duhen ndarë me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Në anën tjetër theksoi se ka respekt për të gjithë artistët që kanë guxim për t’u bërë pjesë e një shou të tillë.

“Gjithsesi, ky është mendimi im por kam shumë respekt për guximin që kanë artistët që bëhen pjesë e këtij formati”, vazhdoi Koçi. /Telegrafi/