Getinjo paralajmëron projektin e ri muzikor “Sa fytyra i ki”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, ka qenë mjaft i diskutuar këtë kohë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse nuk qëndroi deri në fund të garës, ai është pëlqyer mjaft shumë nga publiku për sjelljet dhe mesazhet që përcolli brenda.

Pas daljes, i njëjti realizoi me videoklip këngën “Je e vetmja dashuri” që e krijoi brenda me Ana Kabashin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)

 

Dhe tani, reperi ferizajas duket se po vazhdon me projekte të tjera solo, një nga të cilët vetëm se e ka paralajmëruar.

Në një postim të shpërndarë me fansat në Instagram, këngëtari tregon se së shpejti vjen me prurje të re.

“Së shpejti vjen kënga e re ‘Sa fytyra i ki’”, ka shkruar ai.

 

Të shumta qenë reagimet e ndjekësve, të cilët duket se mezi po presin për projektin e radhës të Getinjos.

“Je e vetmja dashuri” ndërkaq për pak ditë kaloi shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/