Putin mesazh fqinjëve: S’kemi qëllime të këqija

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka folur përmes një video-lidhjeje, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit, në tragetin “Marshal Rokosovski”.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë dhe do t’i këshilloja që të mos e përshkallëzojnë situatën, të mos vendosin asnjë kufizim, ne po i përmbushim të gjitha detyrimet tona dhe do të vazhdojmë t’i përmbushim ato. Të gjitha veprimet tona janë krijuar ekskluzivisht në përgjigje të armiqësisë dhe veprimeve kundër Federatës Ruse. Mendoj se të gjithë duhet të mendojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin normal”, u shpreh Putin.