Punëtorët e arsimi meritojnë rroga më të mira e jo zvoglimin e tyre

Shkruan: Etem Xheladini

Paralajmërimet nga Qeveria e Maqedonisë Veriore se do të ulen rrogat e mësimdhënësve për dy muaj, është plotësisht e pa drejtë
dhe jo legjitime. Mësimdhënësit meritojnë trajtim të dinjitetshëm dhe rroga më të mira. Mësimdhënësit janë shtylla kryesore e shoqërisë. Rrogat të cilat i marrin punëtorët e arsimit, nuk janë rroga meritore. Më shumë ngjajnë në asistencë sociale se sa në rroga të mirëfillta.
Përgjegjësia dhe angazhimi i punonjësve arsimor është vërtetë i lartë. Por, politika maqedonase për këto 30 vite pas mëvetësimit të
Maqedonisë Veriore, e ka nënçmuar dhe përbuzur punën dhe angazhimin e punëtorëve arsimor. Paga e një zv.ministri është 4 herë më e madhe se paga e një mësimdhënësit. Ndërsa paga e ministrit, deputetit dhe e kryeministrit është 6 respektivisht 8 herë më e madhe se paga e një punëtori të arsim. Plus privilegjet tjera që gëzojnë pokitikanët si: meditjet, udhëtimet, ushqimin dhe pijet. Kjo gjendje dhe kjo politikë është diskriminuese dhe nënçmuese për arsimin e Maqedonisë. Unë si ish-Kryetar i SHASH-it ,, Naim Frashëri,, Kumanovë – Likovë dhe Kryetar nderi i SHASH-it ,, Naim Frashëri,, Kumanovë – Likovë, reagojë fuqishëm ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë Veriore për zvoglimin e rrogave për dy muaj nga 14.500 den mësimdhënësve. Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë Veriore aktuale që menjëherë të e tërheq vendimin e sjellë për zvoglimin e rrogave për dy muaj punëtorëve të arsimit. Gjithashtu kërkojmë që Qeveria e Maqedonisë Veriore aktuale të ndalojë së diskriminuarit punëtorët e arsimit. Unë në emër tim personal, në prag të pensionimit, po edhe punëtorëve të arsimit, me një përvojë pune në arsim mbi 42-vite, kërkojë nga kryeministri që të kthejë mbrapa këte vendim në fjalë, pasi në këtë mënyrë do të kontribuohej në mirëvajtjen e mbarimit të vitit shkollor 2019/2020, në të kundërtën do të humbet vullneti i mësimdhënësve të Maqedonisë Veriore, të cilët në të që gjitha mënyrat janë duke kontribuar që me sukses në këto ditë të vështira në luftë me virusin
Kovid 19, të realizojnë procesin edukativo arsimorë. Duke u nisur edhe nga ajo se sistemi arsimor është i radhitur tepër
ulët në tabelën e koeficienteve dhe i vlerësuar po ashtu tepër ulët. Ne, duke ofruar plot argumente e duke mos kërkuar as më pak e as
më shumë se të tjetër, gjegjësisht punëtorët e arsimit të trajtohen me të ardhura siç trajtohen qeveritarët e deputetët me një fjalë pushtetarët, Unë përmes këtij reagimi për media, po shprehi zhgënjimin tim dhe punëtorëve të arsimit me versionin e dale nga Qeveria e Maqedonisë Veriore, gjegjësisht me propozim që më pare nga kryetari i partisë së SDSM Zoran Zaev për zvoglimin e rrogave edhe punëtorëve të
arsimit, ashtë nënçmuese e degraduese për punëtorët e arsimit e veçmas për punëtorët në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm e në
administratën e arsimit në tërësi.