Pulisic qëndron në Chelsea, të paktën deri në verë

Pulisic nuk po gjen hapësira nën urdhërat e menaxherit, Thomas Tuchel dhe sipas mediave angleze klubet evropiane janë hedhur në sulm për nënshkrimin e tij, transmeton lajmi.net.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Pulisic është i përkushtuar tek Chelsea dhe është duke luftuar për vendin e tij në formacionin bazë.

Një vendim për largim nuk do të merret deri në verë.

Bayern Munchen thuhej se ishte njëra nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e amerikanit./Lajmi.net/