Chilwell: Mund të mbështetemi tek Mendy, por duhet të shënojmë më shumë gola

Ben Chilwell është shprehur i kënaqur me mbrojtjen e Chelseat dhe portierin, Edouard Mendy, i cili mbajti portën e pa prekur në ndeshjen e tij të 19 në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

“Jemi të zhgënjyer, Leeds është një skuadër shumë e mirë, ne e dinim këtë, por krijuam raste aq sa për të fituar ndeshjen, ishte një nga ato ndeshje që dëshironim ta fitonim”, tha ai.

“Duke marrë parasysh këtë ndeshje, njerëzit do kishin parashikuar shumë gola. Mënyra se si Leeds luan me një dinamikë të madhe është vështirë të fitosh ndaj tyre”, shtoi ai.

“Ne e dimë se mund të mbështetemi tek Edou në këto raste, ai ishte aty për të mohuar dy mundësi të mira që të pësonim dhe na ndihmoi shumë këtë ndeshje”, tha Chilwell.

“Rezultatet e mira të kohëve të fundit na japin një motivim të mirë për të ecur përpara, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë të mbajmë formën dhe të shënojmë më shumë gola”, përfundoi Ben Chilwell.