Mourinho thumbon Arsenalin: Nuk shikoj poshtë, vetëm lart

Arsenal dhe Tottenham Hotspur do ndeshen në Emirates në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes, menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho, u pyet se sa është i brengosur për formën e mirë të Arsenalit.

“Unë nuk shikoj poshtë, vetëm lart”, tha ai.

“Nëse Arsenali do ishte shtatë pikë më lart nesh, atëherë do ti shikoja por realiteti është që ne kemi shtatë pikë më shumë, dhe unë nuk shikoj poshtë”, tha ai.

“Në anën tjetër, ne gjithmonë përgatitemi për ndeshjen e radhës, qoftë ajo me Arsenalin ose Aston Villan”, tha Mourinho.

“Në ndihemi më mirë sepse jemi në një pozitë më të favorshme, por nuk ka rëndësi nëse është një derbi apo ajo, është ndeshje në Premierligë dhe tre pikë janë atë për tu marrë, ne e dimë çfarë duhet bërë”, përfundoi Jose Mourinho.