Publikoi foton me tatuazhin e Kupës së Botës, tifozët zbulojnë detajin interesant të Emy Martinez

Heroi i Kupës së Botës të Argjentinës, Emiliano Martinez, ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një javë, por vëmendja është kthyer tek gishtat e këmbës së tij dhe jo tek gjestet ndaj Kylian Mbappe.

Martinez luajti një rol integral në triumfin e tretë të Argjentinës në Kupën e Botës, duke fituar “Dorëzën e Artë” pas një serie shfaqjesh të mëdha mes shtyllave dhe duke festuar me një gjest të shthurur pas marrjes së çmimit.

Ai priti penalltinë e Kingsley Coman dhe gjithashtu ndikoi te humbja e penalltisë së Aurelien Tchouameni, i cili dërgoi topin jashtë dhe Albiceleste dolën fitues.

Portieri i diskutueshëm i Aston Villa bëri gjithashtu një pritje të bujshme për të mohuar një gol të Kolo Mouanit në minutën e fundit të vazhdimeve dhe ka bërë një tatuazh në vendin e saktë në këmbën e tij të majtë.

Ai tatuazh përmban trofeun e Kupës së Botës, tre yje dhe citimin, “Que la pasión te lleve a la gloria” – që përkthehet në “Pasioni mund t’ju çojë në lavdi”.

Martinez postoi foto të tatuazhit të tij të ri në Instagramin e tij, por të gjithë po flisnin për diçka tjetër në imazh dhe për faktin se tek këmba e tij po vërehen vetëm katër gishta.

“A ka ai vetëm katër gishta?”, “Gishtat e këmbëve të tij po lëvizin. Çmenduri!!!”, “Ka 4 gishta” dhe “A i mungon një gisht i këmbës së djathtë?”, ishin disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale.