Benzema në mision ‘hakmarrjeje’ pas zhgënjimit në Kupën e Botës

Shpesh gazetat në Spanjë e kanë zakon të shesin rikthimin e një lojtari të dëmtuar si ‘nënshkrim të ri’, por Real Madridi mund të jetë gati të rikthejë një lojtar tjetër pas rikthimin të ndeshjeve në La Liga.

Sipas Diario AS, Karim Benzema është vendosur në një mision hakmarrjeje për pjesën e dytë të sezonit 2022/23.

Benzema u dërgua në shtëpi nga kampi i Francës përpara Kupës së Botës pasi mori një dëmtim, por vendimi për të mos rikthyer për tri ndeshjet e fundit, edhe pse ishte i aftësuar, u cilësua si padrejtësi.

Sulmuesi kishte një dëmtim në kuadriceps, por raporte të tjera kanë pohuar se mund të ketë qenë tensioni mes tij dhe të tjerëve që çoi në largimin e tij. Që atëherë, Benzema ka ndërprerë kontaktet me shumicën dërrmuese të skuadrës franceze, me përjashtim të bashkëlojtarëve te Reali dhe ish-bashkëlojtarëve.

Megjithatë, pas një seksioni të parë të sezonit të ngarkuar me dëmtime, Benzema është i vendosur të tregojë vlerën e tij me një rikthim në formë.

Yll i Real Madridit ka luajtur vetëm 954 minuta deri më tani (i 13-ti nga të gjithë lojtarët e Real Madridit ) dhe ka shënuar vetëm gjashtë gola. Është hera e parë që ai nuk arrin të shënojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve që kur mbërriti në Madrid.

Kur Los Blancos të kthehen në aksion, ai ka për qëllim të bëjë kërdi, të shënojë gola dhe t’i dëshmojë botës se Franca kishte shumë e nxituar që e dërgoi atë në shtëpi.

Gjetja e formave të reja të motivimit është një tipar i zakonshëm për sportistët e mëdhenj dhe nëse Benzema mund ta shndërrojë atë zjarr në paraqitje, ata do të jenë sërish favorit për La Ligën.