Publikoi foto eksplicite të ish të dashurës, MPB me kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit

MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit nga Strumica, pasi i njëjti ka krijuar në Facebook një profil në emër të ish të dashurës së tij dhe në të njëjtin ka publikuar fotografi eksplicite,

“SPB-Strumicë ka ngritur kallëzim penale kundër Z.K. (31) nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen veprës penale “abuzim i të dhënave personale”. I dyshuari, pa pëlqim, një personi femër nga një fshat i Strumicës, me të cilën ishte në lidhje dashurie, krijoi një profil në rrjetin social Facebook, ku ai postoi foto eksplicite të saj, dhe më tej, dërgoi fotot te të tjerët, në mënyrë elektronike”, thonë nga MPB.