“Modernizimi synon begatinë e përbashkët për të gjithë popullin”

Modernizimi i stilit kinez synon jo vetëm “begatinë”, por “begatinë e përbashkët për të gjithë popullin”. Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u shpreh në një konferencë shtypi disa ditë më parë: “Modernizimi i stilit kinez është modernizim me begati të përbashkët për të gjithë popullin, që i bën njerëzit jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht të pasur. Modernizimi nuk u shërben vetëm një pjese të vogël vendesh dhe njerëzish, nuk i bën të pasurit më të pasur dhe të varfrit më të varfër, nuk shkakton zbrazëti shpirtërore dhe mungesë morali e rendi. Popujt e të gjitha vendeve kanë të drejtën për zhvillim të barabartë dhe për kërkimin e lumturisë.”

Martin Jacques, dijetar i njohur britanik, analizoi se modernizimi i stilit kinez me “begati të përbashkët për të gjithë popullin” jo vetëm ofron shumë mundësi të reja për zhvillimin e ardhshëm të Kinës, por do të shërbejë si një mënyrë e re për zgjidhjen e problemeve të botës.

“Modernizimi perëndimor ka shkaktuar acarimin e mëtejshëm të pabarazisë në shumë vende, që është një nga problemet e mëdha në kohën tonë. Nëse Kina do të gjejë një mënyrë për kapërcimin e pabarazisë dhe për zgjidhjen e varfërisë ekstreme, ky lloj më i barabartë dhe më përfshirës modernizimi do të ushtrojë një ndikim të madh në mbarë globin.”
I riu zimbabvian e gjeti në Kinë përgjigjen mbi zhvillimin. Edhe dëshirat e deputetëve nga fshati do të realizohen. Sipas planifikimit, deri më 2035, PBB-ja për frymë në Kinë do të arrijë në nivelin e vendeve me zhvillim të mesëm, të ardhurat e të punësuarve do të shtohen më tej, ndërsa numri i njerëzve me të ardhura të mesme do të arrijë më shumë se 800 milionë në 15 vjetët e ardhshëm. Po shpaloset gradualisht piktura e modernizimit të stilit kinez me “begatinë e përbashkët për të gjithë popullin.