Publikohet video kur Bora Zemani këndonte në gjuhën angleze

Bora Zemani po e ka të pamundur të mos jetë në qendër të vëmendjes.

Me apo pa dashje moderatorja shqiptare çdo ditë zë vend në hapësirat e mediave rozë.

Por javëve të fundit ajo ka qenë top personazhi më i komentuar, e krejt kjo për shkak të puthjes që shkëmbyen me Donaldin e më pas edhe historisë së famshmë të dashurisë mes Trixes dhe ish të dashurit të saj.

Me këtë rast Bora ka përfituar akoma më shumë dashurinë e publikut të cilën e kanë dashur edhe kur ishte këngëtare.

Së fundmi një faqe nga fansat e Borës kanë publikuar një video në të cilën moderatorja këndon në gjuhën angleze.

Ndryshe, Bora ka një djalë nga lidhja e tij me ish partnerin Vin Velin.