Aksidentohet me makinë aktori amerikan, publikohen pamje

Tyler Perry është përfshirë në një aksident automobilistik disa minuta pasi u largua nga aeroporti Burbank në Los Angeles, Kaliforni, të mërkurën mbrëma.

Regjisori 52-vjeçar i filmit u përplas me një makinë ndërsa po udhëtonte për në shtëpi nëpërmjet Sherman Oaks në veturën e tij Bentley kur ndodhi aksidenti.

TMZ raporton se automjeti i përplasur – një Honda Accord – kaloi në tre korsi trafiku dhe hyri në rrugën e Perry.
Perry më pas përfundoi duke e përplasur makinën e tij në automjetin e shoferit femër.

Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit ka pranuar përgjegjësinë dhe nuk ka pasur lëndime të rënda.

Burime policore thuhet se informuan TMZ se askush nuk shkoi në spital, nuk kërkohej asnjë raport policor dhe çështja tani do të trajtohet privatisht.