Publikohet video ku rrihen dy policë të Maqedonisë

Të dielën më 19 prill, rreth orës 4:45, para një objekti hotelerik në Krivogashtani është prishur rendi dhe qetësia publike nga dy policë.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme – Manastir, bëhet fjalë për 41 vjeçarin A.j dhe 45 vjeçari K.A nga fshati Zhitoshe.

“Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. Është njoftuar edhe Departamenti për kontrollë të brendshme dhe do të ngrihet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe suspendimit”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Më poshtë mund ta shihni edhe videon e publikuar të rrahjes ndërmjet tyre./Telegrafi/