Më shumë punë, më shumë fitim, Kovaçevski: Ndryshimet në ligjin e punës, motiv për produktivitet

Ose do të rritet numri i orëve të punës që fitimi të mbetet në shtet, ose në të kundërt do të duhet të importohet fuqi punëtore nga jashtë. Kështu i arsyetoi kryeministri Dimitar Kovaçevski propozim ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune me të cilat sipas tij, këto ndryshime janë motiv për rritje të produktivitetit.

“Nëse miratohen këto ndryshime ligjore, do të mundësohet punësimi i më pak punëtorëve dhe punësimi i më shumë orësh, kështu që pjesa më e madhe e burimeve financiare do të mbeten në shtet. Pa ndryshime ligjore do të vijnë më shumë punëtorë nga jashtë.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Megjithatë Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale anuloi seancën në të cilën duhej të diskutonte për këto ndryshime për shkak të numrit të madh të amendamenteve të propozuara nga opozita, e për këtë kryeministri Kovaçevski as nuk e pohoi e as nuk e mohoi mundësinë që propozim ndryshimet të vendosen me flamur evropian.

“Në drejtim të asaj se cilat do të jenë masat e ardhshme që do të ndërmerren me të cilat do të mundësohet ndërtimi sa më efikas dhe më i shpejtë i këtyre autostradave dhe projekteve tjera strategjike do të informoheni menjëherë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm që do të mundësojnë ndërtimin më efikas të këtyre projekteve strategjike. Përcaktimi i Qeverisë dhe i mazhorancës është që kjo të bëhet në interes të institucioneve dhe qytetarëve dhe kompanive për të cilat po bëhen këto korridore të cilat deri tani nuk ka ekzistuar.”- tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kryeministri theksoi se ndryshimet kanë qenë edhe kërkesë e kompanive tjera pasi që vet sektori i ndertimtarisë varet nga moti, i cili në shumë raste pengon punën.