203 ton kokainë konfiskohen nga një operacion i Interpool në Amerikën Latine

Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar sasi të substancave narkotive në vlerë të 5 miliardë dollarëve, në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende.

Ata i konfiskuan gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe i kryen pothuajse 15,000 arrestime.

Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacione për operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli.

Interpoli tha se arrestimet kishin ndërprerë punën e disa bandave të fuqishme.

E quajtur Trigger IX, përpjekja ndërkombëtare kishte për qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.

“Fakti që një operacion që synonte armët e paligjshme te zjarrit rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër, nëse është e nevojshme, se këto krime janë të ndërthurura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock.

Nga ky operacio janë konfiskuar 203 ton kokainë dhe droga të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosov.tv.