Kida ka bashkuar forcat me reperin e njohur gjerman, Samra për të realizuar këngën e re, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, në rrjete sociale ka qarkulluar promoja e këngës së dyshes dhe në të njëjtën kohë është zbuluar edhe data e publikimit të bashkëpunimit.
Kida dhe Samra, kanë vendosur që projektin e tyre muzikor ta lansojnë këtë muaj në platforma sociale me datën 21.
Ndryshe, kjo është kënga e parë e Orhidea Latifit për vitin 2021.