Projekti muzikor ‘Vetëm Ty’ është njëra nga këngët më të pëlqyera të artistit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Dhe, Alban Skenderaj ka vendosur ta ri sjellë në një tjetër version projektin e tij muzikor.
Në storien e tij në Instagram publikoi një imazh derisa shkroi se do e publikojë remix-in e kësaj kënge dhe do pëlqehet nga publiku dhe fansat.
“Ky remix do jetë flakë”, shkroi Alban Skenderaj në mbishkrim derisa i etiketoi edhe bashkëpunëtoret që i kanë mundësuar realizimin e këngës.
Ndryshe, “Zjarr në shpirt”, është projekti i fundit muzikor i këngëtarit i realizuar me videoklip, publikuar një javë më parë.