Publikohet një video ku sigurimi e nxjerr me forcë Don Xhonin nga restauranti

Don Xhoni, është reperi më i përfolur i estradës shqiptare.

Ai hyri fuqishëm në skenën muzikore me “freestyle-t” e tij te Meriton Mjekiqi, shkruan lajmi.net.

Së fundi në “Tik Tok” po qarkullon një video ku shihet sigurimi i një restauranti duke e nxjerrë me forcë reperin.

Në këtë video shkruan se ngjarja ka ndodhur më 11 mars në qytetin e Brukselit.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka reaguar ende Don Xhoni./Lajmi.net/