Kim Kardashian shpërthen ndaj ish-bashkëshortit të saj

Pa diskutim drama “Kim dhe Kanye” ende vazhdon edhe pas dicorcit të tyre. Kjo sepse Kanye nuk e pranon dot faktin që tashmë ish-gruaja e tij ka krijuar një romancë dashurie me Pete Davidson dhe hedh pretendime se ajo nuk e lejon të takojë fëmijët e tyre.

Kim qëndroi e heshtur përballë këtyre akuzave, duke shijuar romancën e saj me Peten dhe shoqërinë e fëmijëve të saj.

Megjithatë, duket se durimi i saj tashmë ka sosur!

Në një postim të publikuar në faqen e reperit gjatë ditës së djeshme, ylli i “The Keeping up with the Kardashian” i shkroi se duhet të ndalonte përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë,” komentoi themeluesja e “KKW Beauty” në postimin e fundit të reperit.

Kardashian, la komentin disa minuta pasi West postoi një foto të çantës së shkollës së vajzës së tyre 8-vjeçare North ku brenda saj shfaqeshin me figura të portreti të prindërve të saj dhe një alien.

“Kjo ishte në çantën e vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar”, shkroi interpretuesi i “Gold Digger” në mbishkrimin e fotos.

“Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso Northy, Zoti është ende gjallë”, tha reperi.