Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen dy të rinj të cilët pretendojnë se janë maltretuar fizikisht nga zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor në rajonin e Sarajit.Ata deklaruan se policët kanë shtënë me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e makinës, kanë thyer xhamin dhe më pas i kanë lidhur dhe i kanë rrahur derisa ishin të shtrirë në tokë.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se është hapur një hetim i brendshëm. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm duhet të verifikojë të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/r/1DFzNGtpPA/?mibextid=wwXIfr



