Publikohen oraret e orëve për mësimdhënie në RTMV

Nxënësit që nuk kanë pajisje TI-së për të ndjekur mësimin onllajn përmes platformës, do të shikojnë klasat në Radio dhe Televizionin e Maqedonisë së Veriut, të cilat çdo ditë do të tregojnë video 15-minutëshe për çdo orë mësimore. Orët mësimore do të fillojnë në orën 08:30 sipas orarit të caktuar për çdo paralele, të përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Ministrja Milla Carovska i postoi në Fejsbukun e saj oraret e klasave nga klasa e parë deri në të nëntën për mësimdhënie në televizion dhe shkroi se përmbajtja edukative do të jetë në dispozicion për të gjithë fëmijët, ndërsa nga nesër mësuesit do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit e tyre.

“Ky vit është ndryshe nga të tjerët. Apeloj të gjithë të ndjekin protokollet dhe programet mësimore shëndetësore. Të qëndrojmë të sigurt, e me këtë rast t’u mundësojmë fëmijëve të vazhdojnë të mësojnë dhe të zhvillohen”, shkruajti Carovska në Fejsbuk.

Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rreth 40.000 fëmijë nuk kanë pajisje adekuate TI-së dhe për ta alternativë për të ndjekur klasat është prania fizike në shkollë, nëse ka leje, por edhe me pëlqimin e prindërve/kujdestarëve. Nëse nuk ka pëlqim prej tyre, do të sigurohen materiale të shtypura që mësuesit do t’ua dorëzojnë prindërve dhe do të transmetohet video 15-minutëshe nga orët mësimore në servisin kombëtar.