PSG nis negociatat me Conte

Paris Saint Germain duan Antonio Conten në krye të skuadrës.

Eliminimi nga Champions League ka bërë që PSG të interesohet dhe të nis procesin për ndryshime drastike në skuadër.

Ka disa emra që po sillen nëpër media si alternativa të mundshme për stolin e PSG, derisa Mauricio Pochettino vazhdon ta ketë punën e tij.

Sipas mediave italiane, PSG ka nisur bisedimet me trajnerin e Tottenham, Antonio Conte, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Conte ka një klauzolë në kontratën e tij me Spurs, dhe kjo klauzolë e lejon trajnerin të largohet në fund të sezonit.

Italiani gjatë nëntorit të kaluar nënshkroi një kontratë të vlefshme për 18 muaj.

Më herët gjatë javës së kaluar, ish-trajneri i Inter tha se do ta shqyrtojë të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.