Lewandowski mungon në stërvitjen e Bayern – rrezikon ndeshjen ndaj Union pas lëndimit në gju

Robert Lewandowski nuk është paraqitur sot në stërvitjen grupore të Bayern Munich.

Ylli polak ishte aktiv dje, por a i ka marrë një lëndim në gju që ia ka pamundësuar stërvitjen e sotme.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se lojtari ka munguar në stërvitjet e sotme në ‘Sabener Str.’, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet akoma se cila është shkalla e lëndimit në gjurin e Lewas.

Ndeshja e ardhshme për Bayern do të jetë kundër Union Berlin, dhe deri në një njoftim të ri, polaku mbetet në pikëpyetje për atë ndeshje.