PSG janë gati të paguajnë klauzolën e Leao

Rafael Leao vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te shumë skuadra të mëdha evropiane.

Ylli portugez, Rafael Leago po vazhdon paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Milan, duke bërë që emri i tij të jetë prej më të lakuarve së fundmi.

Pas skuadrës së Chelsea, në garë për të marrë shërbimet e yllit të Milan është futur edhe skuadra e PSG.

Raportime të ‘Media Foot’ bëjnë të ditur se PSG po kërkon për një sulmues tjetër dhe tashmë po monitorojnë situatën e Leao.

Luis Campos është gati të bind krerët e PSG për të paguar klauzolën e Rafael Leao.

Nëse PSG duan të nënshkruajnë me yllin portugez, ata duhet t’i japin Milanit shumën e 150 milionë eurove.