Potter s’flet për thashethemet që e çojnë Leao te Chelsea, tregon gjithë respektin për lojtarin

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka refuzuar të jap komente lidhur me zërat që e çojnë Rafael Leao te ‘Blutë’.

Potter, në një paraqitje në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Milan, është pyetur lidhur me transferimin e mundshëm të Leao te Chelsea.

Trajneri i ‘Bluve’ ka refuzuar të lëshohet në këto komente, duke treguar në anën tjetër gjithë respektin e tij për Milanin dhe portugezin.

“Ata janë një skuadër fleksibile dhe mund të vendosën në shumë mënyrë – lojtari i përmendur (Leao) është pjesë e asaj skuadre”, ka thënë Potter.

“Mund t’i shihni kualitetet e tij dhe çfarë sjell ai, por ai është pjese e një sistemi të fortë, skuadre të fortë dhe klubi të fortë – dhe ne e respektojmë këtë”, shtoi trajneri anglez.

Leao ishte shumë afër kalimit te Chelsea gjatë merkatos së janarit, por drejtori i Milan, Paolo Maldini refuzoi të shiste kartonin e tij.