PSG do të ofrojë 25 milionë euro për Fabian Ruiz

Fabian Ruiz është dëshira e radhës e PSG.

Paris Saint-Germain janë gati të bëjnë një tjetër lëvizje këtë verë, kësaj radhe për të pëforcuar repartin e mesfushës.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Fabian Ruiz është dëshira e PSG. Parisienët janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Napoli mund të jenë të hapur ta shesin kartonin e Fabian, pasi lojtari ka kontratë vetëm deri në vitin 2023.

Fabian Ruiz pëlqehet edhe nga Real Madrid, por këta të fundit presin ta bëjnë një lëvizje në vitin 2023, nëse lojtari mbetet pa kontratë.

Kësisoj, PSG është e vetme në garë këtë verë. Mbetet të shihet nëse 25 milionë do të mjaftojnë për ta bindur Napoli të heq dorë nga kartoni i Fabian.