Azpilicueta tregon pse dëshiroi transferimin te Barcelona

Cesar Azpilicueta ka dhënë disa komente për dëshirën e tij që t’i bashkohet Barcelonës.

32 vjeçari flirtoi me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’, para se t’i zgjatej qëndrimi në ‘Stamford Bridge’ për dy vite të tjera.

Lojtari ka pranuar se ishte dëshira e tij të kalonte  te Barcelona dhe për këtë dha arsyetimin e tij.

“Unë jam gjithmonë i sinqertë dhe kishte negociata. Mendova se pas Kupës së Botës për Klube, fitimi i atij trofeu dhe të isha lojtari i parë i Chelsea që fiton secilin trofe të mundshëm, ndoshta ishte koha të kthehesha në Spanjë, për sfidë të re”, ka thënë Azpilicueta për faqen zyrtare të ‘Bluve’.

“Por pastaj çdo gjë ndodhi, ne patëm disa biseda me trajnerin dhe pronarët. Jam kapiteni i këtij klubi dhe dua të qëndroj i përkushtuar te Chelsea. Bisedat që patëm mbesin private, por ne patëm komunikim të mirë, thamë çfarë menduam dhe kuptuam se unë doja të vazhdoja ta ndihmoj klubin tim”, shtoi spanjolli.

Azpilicueta ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2024.