PSG akoma ëndërron Lewandowskin

Paris Saint Germain akoma është duke e ëndërruar Robert Lewandowskin e Bayern Munich.

Futbollisti, qartazi, është i pakënaqur te bavarezët aktualisht dhe e do me çdo kusht largimin.

Francezët duan që të ndërfuten në këtë garë, pasi e konsiderojnë lojtarin shumë të rëndësishëm për planet e tyre.

Barcelona ishte njëra ndër skuadrat e interesuara për lojtarin, por që po e kanë të vështirë ta paguajnë shumën e kërkuar nga kampionët gjermanë.

Kjo çështje është duke vijuar ende, me fundin e procesit që është tërësisht i paparashikueshëm.