Çështja Tielemans – Arteta refuzon të flasë për lojtarin

Mikel Arteta, pos të tjerash,në një intervistë është pyetur në lidhje me mundësinë e transferimit të Youri Tielemans në Arsenal.

Trajneri spanjoll, duke mos dashur të flasë me emra specifikë, i dribloi kësaj pyetje, për të thënë se klubi është duke punuar në sjelljen e emrave të rinj.

‘’Ne nuk flasim për lojtarët që ende nuk janë tanët. Aktualisht jemi duke tentuar që ta përmirësojmë edhe më shumë skuadrën, por nuk mund të flas me emra specifikë se kush mund të vijë në verë’’, tha ndër të tjera ai.

‘’Topçinjtë’’ janë përfolur prej kohësh si skuadra e vetme e interesuar për Tielemans.

Futbollisti ende nuk ka rinovuar kontratë me Leicester Cityn.